Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti sot një fjalim në Kuvend aspak normal dhe të zakonshëm. Ish-kryeministri duket se ishte ‘tërbuar’ nga ekstradimi i ish-truprojës së tij, Izet Haxhia, në vendin tonë, pasi në seancën e sotme plenare, ai u pa të fliste me duar e këmbë dhe në një gjendje aspak të qetë.
Seanca u ndërpre sapo kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i preu fjalën kreut të PD, Lulzim Basha, ku menjëherë opozita bllokoi foltoren. Pas këtij momenti, opozita vendosi të transmetojë nga ‘Facebook’ vijimin e seancës, ku pas Bashës, filloi të flasë Berisha.
Ky i fundit foli nga vendi, duke akuzuar Fatmir Xhafajnë, vëllainë e tij, Agron Xhafajn, e më pas kryeministrin Edi Rama, ndërsa dukej i paqartë në mesazhin që përcillte. Ndërkohë, në një moment duket sikur ish-kreu i qeverisë humbet kontrollin dhe ngrihet në këmbë, duke bërtitur.
Në fakt, Berisha nuk është parë në të flasë kaq i tensionuar në seancat plenare, ndaj dhe kjo sjellje e tij dukej si e nxitur nga Izet Haxhia, i cili ka paralajmëruar se do të rihapë dosjen e vrasjes së “Azem Hajdarit’.
Izet Haxhia 'tërbon' Berishën, bërtet i tensionuar në Kuvend
No videos found.