Izolimi i fundjavës mbyll në shtëpi kuksianët, reduktohen lëvizjet në qytet

5 Prill 2020, 16:35

Mjetet e policisë së shtetit dhe automjetet e ushtrisë monitorojnë qytetin që nga mesdita e djeshme duke kufizuar në maksimum lëvizjet e makinave private dhe të qytetarëve, një pjesë e të cilëve ende i shikon orëve të mbrëmjes duke përshkuar xhiron e zakonshme të ecjeve sportive. Sot ka me pak lëvizje, kjo edhe për shkak të pa qëndrueshmërisë të motit dhe temperaturave te ulta në këtë fillim prilli. Qepenat e njësive të shërbimit dhe lokaleve qëndrojnë të mbyllura deri nesër në orën 5 të mëngjesit.