Izolimi i Shullazit në regjimin'41-bis', avokati: Ankimim në GJKKO të vendimit, kallëzim penal për burgun 313

3 Gusht 2020, 11:23 | Përditesimi i fundit: 2020-08-03 16:53:46

Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi ka bërë ankimim pranë GJKKO për vendimin e izolimi të klientit të tij në qelitë e posaçme '41-bis', ndërsa thekson se do të bëjë kallëzim penal edhe për administratën e burgut 313 që nuk lejuan takimin e tij me Shullazin në qelinë e izolimit.