Izraeli vendi i 117 që njeh zyrtarisht Kosovën, arrihet formalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve

1 Shkurt 2021, 23:12

Kosova dhe Izraeli kanë zyrtarizuar sot njohjen reciproke, pas marrëveshjeve të nënshkruara ditën e sotme mes dy ministrave të jashtëm Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi.

 “ Ne shënojmë një kapitull të ri në marrëdhëniet mes të dy vendeve. Të dyja kombet tona kanë kaluar në rrugë tejet të vështira për t’u bërë dy vende të pavarura. Sot Izraeli bëhet vendi i 117 që njeh pavarësinë tonë si shtet i pavarur dhe sovran”, tha ministrja e jashtme e Kosovës.

Ndërkohë që Ministri Izraelit është shprehur se ngjarja e sotme është një gjë tejet ve rëndësishme, për të dyja vendet dhe kjo shënonte një precedent në historinë e botës pasi po nënshkruheshin marrëveshje të një niveli të lartë nënprmjet Zoom.

“Formalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Izraelit është një hap tjetër i rëndësishëm historik, “ tha ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi.

Ministria e jashtme e Kosovës, në fjalën e saj i kushtoi një rëndësi të madhe falënderimit të SHBA dhe kontributit të tyre në realizimin  e kësaj marrëveshje dhe asaj të 4 Shtatorit dhe mbi të gjitha në shpëtimin e shqiptarëve nga gjenocidi serb gjatë konfliktit të viteve 1998-1999.

 “Sot po e bëjmë historinë dhe për këtë dua të falënderoj Shtetet e Bashkuara. Izraeli dëshiron një Ballkan stabil. Marrëveshja e nënshkruar në Uashington i kontribuon kësaj. Shpresojmë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë”, u tha edhe ministri izraelit.