Vodafone Group prezantoi sot, më 20 Mars, gjatë një eventi të organizuar në Bruksel, platformën ndërkombëtare për profesionet e së ardhmes, “Çfarë do të bëhesh në të ardhmen”? Kjo platformë ofron orientim dhe këshilla për karrierën, si dhe trajnime për ekonominë dixhitale, për mbi 10 milionë të rinj në 18 shtete të botës, ku Vodafone operon. Kjo iniciativë për zhvillimin e aftësive dixhitale dhe profesionale është e vetmja e këtij lloji në botë. Vodafone njoftoi gjithashtu edhe inicativën për të rekrutuar akoma më shumë të rinj në kompanitë e saj nëpër botë, me qëllimin që ata të marrin eksperiencën e të punuarit në një ambient pune të dixhitalizuar. Vodafone ka planifikuar të zgjerojë globalisht skemën e programeve të rekrutimit dhe zhvillimit si Vodafone Graduate, praktikat, si dhe skemat e e punësimit, me qëlimin që brenda 5 viteve të ardhmshme, të kenë përfituar mbi 100,000 të rinj.
Ja cila është platforma ndërkombëtare që do të ndihmojë të punësohen mbi 10 milionë të rinj
No videos found.