Ja disa kandidatë për kryeministër, I riu nga Skrapari ka dy fjalë për patriotin e tij Meta

29 Maj 2020, 10:26 | Përditesimi i fundit: 2020-05-29 10:45:33

“Këta politikanë jo vetëm që nuk bëjnë për kryeministër por as për kryeplak fshati”. Ky ishte mendimi i një të riu nga Skrapari që telefonoi sot në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. 22 vjeçari tregoi disa nga emrat që sipas tij do të ishin ideal për postin e kryeministrit dhe kishte një mesazh për patriotin e tij Ilir Meta.