Ja hoteli ku strehoheshin sirianët në Tiranë, kapen dhe 9 të tjerë gjatë arrestimit të pronarit

10 Janar 2021, 12:56

9 klandestinë të tjerë, të cilët do të dërgoheshin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme janë gjetur të strehuar në hotelin në pronësi të Fatos Dushes. Ai u arrestua mbrëmjen e djeshme në Tiranë, nën akuzën se kishte strehuar 50 sirianët e arrestuar dy ditë më parë në Vlorë, ndërsa gjatë kontrolleve në hotelin në pronësi të tij në Tiranë, u gjetën edhe 9 klandestinë të tjerë.

63-vjeçari akuzohet se ka strehuar në ambientet e hotelit në pronësi të tij, klandestinët e evakuuar në Vlorë. Arrestimi i tij erdhi pas dëshmive të klandestinëve sirianë, tw cilwt kanë përmendur emrin e Fatos Dushës. Ai do të hetohet për veprën penale ”Dhënie Ndihmë për Kalim të Paligjshëm Kufiri” e kryer ne bashkëpunim.

Më 8 janar një gomone me 50 klandestinë sirianë dhe 3 trafikantë shqiptarë po tentonin të ikin drejt Italisë, por ka pësuar avari në rrethana ende të paqarta. Një telefonatë SOS “po mbytemi” nga një numër shqiptar ka çuar rojën bregdetarë gjatë natës në grykëderdhjen e lumit Vjosë pranë fshatit Poro.

Emigrantët e paligjshëm u shpëtuan, por 3 trafikantët shqiptarë sipas burimeve u hodhën në det nga anija e rojës bregdetare dhe u zhdukën në afërsi të Triportit, Vlorë.

Emigrantët janë dërguar në kampin e refugjatëve në Durrës, ndërsa 12 prej tyre ndodhet në QSUT pasi ishin djegur me benzinë, ku 4 sirianë ndodhen në reanimacion.

Burimet thonë se benzina është derdhur në gomone dhe nga kripa e detit u ka shkaktuar djegie në trup, ku ka qenë e domosdoshme të shtrohen në repartin e djegieve në QSUT. Gjendja e 4 sirianëve të shtuar në repartin e Djegieve-Plastikës në QUST vijon të jenë ende në reanimacion, mes tyre dy fëmijë, ata janë në gjendje të stabilizuar por po mbahen në monitorim për  shkak të ndonjë komplikacioni të mundshëm.