Ja kush është pronari dhe hoteli në Tiranë që strehoi 50 sirianët e kapur në Vlorë

10 Janar 2021, 12:41

Gazetari Sokol Dema në Report Tv ka siguruar foton dhe  e 63-vjeçarit Fatos Dusha, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme në Tiranë për strehim emigrantësh dhe  dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri si dhe pamje nga hosteli "All Stars", ku qëndronin klandestinët.

Fatos Dusha u arrestua me akuzën se në hotelin e tij strehoi 50 sirianët e kapur para dy ditësh në grykëderdhjen e lumit Vjosa, teksa gomonia e tyre pësoi avari.