Ja kush janë qytetet e paprekura dhe më shumë të prekura nga virusi

8 Prill 2020, 19:02

Qarku i Gjirokastrës nuk ka asnjë të prekur me gripin e ri deri më sot. Gazetari i Report Tv, Pirro Nase, tregon se ky është rezulati i respektimit të masave nga ana e qytetarëve. Që në momentin që qeveria shpalli “luftën” e virusit në këtë qark janë zbatuar me përpikëmëri të gjitha masat dhe rregullat. Ky qytet jep shëmbullin më pozitiv në Shqipëri. Durrësi është qyteti që shënoi viktimën e parë në Shqipëri me gripin e ri. Në dy ditët e fundit, duket se qytetarët janë ndërgjegjësuar dukë ruajtur distancën sociale dhe duke përdorur të gjitha masat mbrojtëse. Gazetari i Report Tv, Artur Korriku, raportoi për Repolitix se probleme hasen vetem ditën e shtunë, ku qytetarët dynden për ushqime, pasi e diela është dita e izolimit total. Kjo situatë vërehet edhe në qytetet e tjera të vendit tonë.