Ja notat që i vendos durrsakia qytetarëve dhe qeverisë në kohë virusi(dhe një histori personale)

25 Prill 2020, 10:35

“Shqiptarët deri tani kanë marrë notën 10 për zbatimin e rregullave të vendosura ndërsa qeveria ka një çmim të madh për mënyrën që po e menaxhon situatën”. Ky ishte vlerësimi që bëri një e moshuar nga Durrësi në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv në lidhje me situatën që po kalojmë. Ajo më pas i tregoi moderatorit Andi Kapxhiu edhe një shqetësim dhe histori personale:”Kam jetuar në zonën e plazhit për 40 vite dhe manipuluan dokumentat e pronës dhe më kanë prishur shtëpinë. Unë kërkoj drejtësi” e mbyll zonja telefonatën.