Kryeministri Edi Rama ka njohur qytetarët me një tjetër projekt, që po realizohet në kryeqytet. Bëhet fjalë për Sharrën, që sipas kreut të qeverisë, mbledhja, përpunimi dhe prodhimi i energjisë nga mbetjet do të bëhet përmes një modeli të ri standardesh evropiane, me zero impakt negativ për ajrin.
Duke publikuar videon që tregon se si do të kryhet i gjithi ky proces, Rama garanton qytetarët se do të zhbëhet mallkimi i plehrave jo vetëm në Tiranë, Elbasan e Fier, por së shpejti në Durrës, e më tej në gjithë Shqipërinë.NJË FAKT SHEMBULLOR KUNDËR HIRIT TË SYVE. A ju kujtohet Sharra e maleve me plehra e zjarre, retë e helmeve mbi tërë zonën e Kombinatit dhe ujrat e helmuar prej degradimit nën diell e nën shi të mijëra tonelatave mbetje në mëshirën e fatit?! Shikojeni se si po fitohet beteja për Shqiperinë e pastër Europiane, mu në zemrën e vendit tonë, përmes një modeli të ri standardesh të Bashkimit Europian mbledhjeje, përpunimi e prodhimi energjie nga mbetjet me zero impakt negativ për ajrin dhe gjykojini vetë lumenjtë e baltës së shpifjeve e të akuzave, që vazhdojnë kundër nismave tona në këtë drejtim ku për çerekshekuli nuk u bë asgjë! Kjo që shihni është një video e projektit, që tanimë po realizohet në Sharrë dhe jo thjesht një projekt në kompjuter.
Ja projekti, si do transformohet fusha e plehrave në Sharrë
No videos found.