Ja sa para do japin nga xhepi Meta, Rama, Ruçi, ministrat dhe funksionarët e tjerë për epideminë COVID-19

13 Prill 2020, 15:38

Shumica e drejtuesve të institucioneve të pavarura kushtetuese i janë përgjigjur thirrjes së kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore, në shenjë solidariteti për përballimin e pasojave të pandemisë covid-19. Më parë kanë vendosur të përgjysmojnë pagën edhe Presidenti Meta, kryeministri Rama, ministrat dhe deputetët. Funksionarët e lartë shtetëror do të japin vetëm gjysmën e pagës neto, pra pa llogaritur kontributin e detyrueshëm shoqëror, sigurimin shëndetësor, sigurimin suplementar si dhe tatimin mbi pagën. Po sa është shuma e parave që do të kontribuojë secili zyrtar i lartë për përballimin e situatës emergjente? Lista kryesohet nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko, i cili është zyrtari me pagën më të lartë në Shqipëri. Sejko merr rreth 460 000 lekë në muaj ose 4.6 milionë lekë të vjetra. Guvernatori i është përgjigjur thirrjes së Ruçit, ndërsa do kontribuojë me rreth 228 000 lekë në muaj.