Ja si do të bëhet aplikimi për ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh (5 hapat që duhet të ndiqni)

21 Prill 2020, 19:32

Nga sot ka nisur aplikimi për ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh për rreth 176 mijë të punësuar dhe të vetëpunësuar, përfitues të paketës së dytë të prezantuar nga qeveria për të përballuar situatën e krijuar nga COVID-19. Përfitues të kësaj ndihme financiare që do të jepet vetëm një herë janë të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore mbi 14 milionë lekë, të mbyllura sipas Urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë. Grupi i dytë që përfiton janë të punësuarit në subjektet e lejuar për të ushtruar aktivitet por që janë larguar nga puna, të punësuarit në subjekte me të ardhura deri në 14 milionë lekë që kanë qenë të lejuar por aktiviteti i tyre ka pësuar rënie, si dhe të punësuari në sektorin e turizmit.