Ja si përhapet virusi në restorant kur një person është i sëmurë, eksperimeti japonez

14 Maj 2020, 09:51 | Përditesimi i fundit: 2020-05-14 09:53:26

Viruset, përfshi edhe koronavirusin përhapen me shpejtësi sidomos në ambiente të mbyllura, duke bërë që pavarësisht se vetëm një person është bartës i një mikrobi të caktuar, ai mund të infektojë gjithë të tjerët.

Një eksperimet i realizuar ditët e fundit në Japoni tregon mjaftë qartë se si përhapet infeksioni i koronavirusit në një restorant, kur vetëm një person është i infektuar nga virusi.

Eksperimenti që simulon atmosferën në një restorant, është realizuar nga organizata e transmetimit publik NHK në bashkëpunim me ekspertë të shëndetit.

Videoja e eksperimentit tregon 10 persona që hyjnë në restorant, me një të veçuar si personi i “infektuar”.

Substanca, e përdorur për të sinjalizuar mikrobet, mund të shihet në ushqim, enë shërbyese dhe pllaka, dhe madje edhe në fytyrat e disa prej pjesëmarrësve.