Jaço: Nuk kam informacion që kompanitë amerikane kanë aplikuar për të qenë investitor strategjik

27 Qershor 2022, 11:54

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ka sqaruar se në dijeninë e tij nuk ka kompani amerikane që kanë aplikuar për investime strategjike.

"Në lidhje me investimet strategjike, jo në informacionin që unë kam, nuk kam informacion që kompani amerikane kanë aplikuar për të qenë investitor strategjik. Ndoshta ka, por unë nuk kam informacion të tillë.

Sa i përket mungesës së përfaqësuesit të ambasadës amerikane në konferencë, Jaço tha se është në proces transferimi. Ndër të tjera shtoi se kanë marrëdhënie shumë të mira me ambasadën amerikane.

"Përfaqësuesi i ambasadës amerikane për ekonominë është në proces transferimi. Janë në dijeni të klimës së investimeve, kemi marrëdhënie të mira. Nuk është 3 vjet, por axhenda e investimeve është bërë publike në qershor të vitit 2020, pra ka rreth 2 vjet", tha Jaço.

Nga ana tjetër, Ministria e Financave ka hapur një proces që ka nisur në fillim të këtij viti. Megjithatë pritshmëritë tona kanë qenë që procesi të ecë më shpejt", tha Jaço.