'Jam dhunuar e kanosur'/ Qytetari denoncon prokurorët në Lezhë në publik në mënyrë të veçantë

12 Nëntor 2019, 20:38

Një qytetar nga Lezha ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të protestuar kundwr prokurorisë që sipas tij nuk po i jep drejtësi. Edmond Ndoj ka vendosur nëpër në vendnjoftimet në Lezhë dhe Tiranë emrat e tre prokuroreve, duke i denoncuar ata si të korruptuar. Ai pretendon se është dhunuar dhe kanosur në vitin 2017-të, por çështja nuk është hetuar siç duhet.

Unë e kam vënë këtë protestë ndaj tre prokurorëve Bardhok Lleshi, Edmond Pashuku dhe Erjon Shehaj pasi ata janë persona të korruptuar. Në vitin 2017 unë kam bërë një denoncim për dhunë fizike dhe kanosje me armë e vrasje. Unë mund të isha dhe i vdekur.

Bëra denoncimin në Prokurorinë e Lezhës dhe çështja kaloi në gjykatë.  Mora dhe avokat. Kemi bërë 4 çështje në gjykatë dhe gjykata e Lezhës më ka dhënë të drejtë mua pasi Prokuroria nuk kishte bërë hetime siç duhet. Të gjitha hetimet ishin të pastra se ishin të korruptuara. Komplet të paguara me lekë. Unë kam prova të sakta super të sakta, por prokuroria nuk pranon pasi e ka marrë paren” tha ai.

Në lidhje me rastin ne fjalë Prokuroria e Lezhës ka bërë më dije se është vepruar konform ligjit. Sipas organit të akuzës janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe nga akti i ekspertimit dhe marrja në pyetje e dëshmitarëve nuk ka rezultuar që shtetasi në fjalë të jetë dhunuar apo kanosur siç ka pretenduar.