'Jam lab, s'më gjen gjë'! Rama: Jemi në 'kohë lufte'! Nuk është koha për trimëri, armiku është i padukshëm

10 Mars 2020, 16:05

Kryeministri Rama, gjatë mbledhjes së qeverisë, ka kërkuar më shumë përgjegjshmëri nga qytetarët dhe u ka bërë thirrje se nuk është koha të bëjnë deklarata se 'janë lab' 'janë trima' apo 'nuk i gjen gjë' nga koronavirusi. Thirrja për të shmangur kontaktet tha Rama nuk është një gjë që vjen si dëshirë e jona, por një urdhër i OBSh për të frenuar përhapjen. Kryeministri apeloi që të gjithë të tregohen të përgjegjshëm  dhe të ruajnë veten dhe të dashurit e tyre nga ky armik i padukshëm që hyn në trupin tonë.