Janar-shkurt 2021 vendi importoi më shumë pjesë këmbimi dhe ushqime, INSTAT: Eksportuam më shumë tekstile

20 Mars 2021, 15:56

Tregtia në muajit e parë të këtij viti është përmirësuar lehtë nga viti i kaluar, dhe rikuperimi është më i ndjeshëm sa i takon importit. Në dy muajit e parë të vitit vendi ka blerë nga jashtë më shumë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi, si edhe ushqime e pije joalkoolike.

Konkretisht në dy muajit e parë të këtij viti kemi importuar nga jashtë 23 miliardë lekë makineri e pjesë këmbimi, duke pësuar një rritje me 3.2 miliardë lekë nga viti i kaluar.