'Janë bërë domatet si Vip-at e Bllokut', Të rinjtë e FRPD protestë tek AKU në Durrës

19 Maj 2019, 12:40 | Përditesimi i fundit: 2019-05-19 13:12:06

Të rinjtë e FPRD në Durrës kanë zhvilluar ditën e sotme pranë zyrave të AKU një protestë për sigurinë ushqimore. Ata kanë qëlluar me domate në drejtim të godinës së AKU në shenjë proteste, teksa mbanin në duar edhe disa pankarta ku shkruhej "Ja bërë domatet si VIP-at e bllokut", apo "Tranparencë mbi produktet".

Ata thonë se kërkojnë transparencë për produktet ushqimore që qarkullojnë në tregun tonë. Lidhur me masat e paralajmëruara nga kryeministri Edi Rama për rritjen e sigurisë në këtë sektor ata u shprehën se proble mbetet zbatueshmëria e ligjit.

"Sot të rinjtë e FRPD në Durrës protestojnë për ushqimet e pakontrolluara që qarkullojnë në tregun tonë. Kryeministri nxori para disa ditën një ligj për dënimin e atyre që i tregtojnë këto ushqime. Problemi është zbatueshmëria e ligjit. Duhet ta sulmojmë këtë gjë dhe të mos e lejojmë", shprehen ata.

    No videos found.