”Janë mercenarë”, qytetari i indinjuar komenton sjelljen e policisë në protestën e teatrit

19 Maj 2020, 10:26 | Përditesimi i fundit: 2020-05-19 11:34:54

Sjellja e policisë së shtetit në protestën për shembjen e Teatrit Kombëtar ishte tema e ditës së sotme në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një qytetar shumë i indinjuar komunikoi në studio me moderatorin Andi Kapxhiu dhe tha se policët dhe shefat e tyre janë mercenar të një grupi kriminal pasi kanë dhunuar qytetarët.