Janusz Bugajski: Nëse në Tiranë ndodhin trazira, ato kanë sponsor Rusinë

17 Qershor 2019, 11:46

Janusz Bugajski, ekspert për Ballkanin në Qendrën për Analiza të Politikës Evropiane (CEPA) me seli në Uashington, në një intervistë të botuar në Angjecinë e lajmeve Iliria me titull: Trazirat nëse ndodhin, kanë sponsor Rusinë, thotë se: “Rusia do të jetë përfituesi kryesor ndërkombëtar nëse Shqipëria do të përfshihej nga konfliktet e brendshme dhe paqëndrueshmëria.”

“Kur institucionet dobësohen, ligji dhe rendi prishen” - shkruan Bugajski, “fraksionet politike në konflikt bëhen më të hapura ndaj ndihmës së të huajve dhe Rusisë ka mundësinë të rrisë ndikimin e saj. Nga pikëpamja propagandistike dhe e dezinformimit, Rusia do ta përshkruajë dhunën politike ose rënien institucionale në Shqipëri, si një dështim tjetër të Perëndimit. Nëse një Shqipëri vendosmërisht pro-amerikane nuk mund të garantojë siguri dhe stabilitet, atëherë mund të thuhet se asnjë vend nuk mund të mbështetet te Uashington si te një mik dhe aleat i ngushtë”

Po sipas Bugajskit, “paqendrueshmeria politike dhe trazitat e dhunshme, që gjenerojnë një Shqipëri të paqëndrueshme, do ta ndihmonin Moskën edhe për të destabilizuar dhe delegjitimizuar Kosovën si një shtet të pavarur. 

Duke u thelluar në analizën e tij, ekspert për Ballkanin në Qendrën për Analiza të Politikës Evropiane, e sheh ndikimin e situatës së paqëndrushme në Shqiperi, si shkak edhe për destabilizimin e Rajonit. Sipas Bugajskit, “ Kriza në Shqipëri do të përdorej nga Moska edhe për të destabilizuar Maqedoninë e Veriut si dhe mund të ‘eksportohet’ edhe në Mal të Zi, pasi Putini mund të kërkojë të hakmerret për grushtin e dështuar të shtetit të orkestruar nga ai kundër qeverisë pro-perëndimore në tetor 2016. 

Në artikullin e botuar në Angjecinë e lajmeve Iliria, Bugajsi shkruan gjithashtu se: Trazirat e stërzgjatura tashë në Shqipëri, do ta ndihmojnë Rusinë të përdorë pasigurinë politike, “për të zgjeruar shtrirjen e tyre, për t’i dhënë ryshfet ose për t’i shantazhuar shënjestrat e tyre politike”. 

Bugajsi thotë gjithashtu se trazirat, do ta shndërronin Shqipërinë nga një aleat i besueshëm i Amerikës, në një komb të paqëndrueshëm e me konflikte të brendshme, në të cilin NATO nuk mund të ketë më besim dhe të cilin BE nuk e do.

Shkrimi i Zotit Bugajsi vjen në një kohë kur situata politike në vend është e paqëndrueshme.Prej disa muajsh PD dhe LSI, po protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe Kryeministrit Rama, duke akuzuar për korrupsion dhe manipulim zgjedhor. Grupe protestuesish janë përplasur dhunshëm duke detyruar forcat e rendit të përdorin gaz lotsjellës. /Përgatiti Ilir Çuçi