Japoni, shokohet Kioto, 33 viktima nga zjarri në ‘Kyoto Animation’, 40 në rrezik për jetën

19 Korrik, 11:42

Ka shkuar në 33 numri i viktimave të zjarrit në “Kioto Animation”, një nga kompanitë më të njohura të animacionit në Japoni.

Megjithatë, sipas autoriteteve, numri i viktimave të masakrës mbetet i përkohshëm pasi më shumë se 40 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetsore.

Arsyet që çuan piromanin vrasës për ti vënë zjarrin ndërtesës së kompanisë së prodhimit ë filmave të animuar mbeten të panjohura.

Zjarrfikësit u përpoqën për rreth 5 orë rresh të vinin flakën nën kontroll.

Zjarrvënësi, një burrë 41-vjeçar, hyri në studio e “Kioto Animation”, spërkati ambjentet me benzinë, dhe ndërsa i vuri zjarrin thërriste,  "Shkoni në ferr", duke shokuar gjitha vendin.

"Asnjëherë nuk kam menduar se një gjë e tillë mund të ndodhë në Kioto”, tha një banore e zonës "Pyes veten se çfarë urrejtje ka patur i dyshuari brenda vetes së tij”.

41-vjeçari piroman, pasi edhe vetë kishte pësuar djegie të mëdha, u arrestua nga policia dhe u dërgua në spital. Ai do të merret në pyetje kur gjendja e tij shëndetsore të përmirësohet.

Sipas dyshimeve të para, mendohet se kohët e fundit ai ka patur grindje me kompaninë duke e akuzuar për mashtrim.

“Kyoto Animation”, ka rreth 160 punonjës, shumë prej të cilëve në moshë të re.

Studioja u themelua në vitin 1981 dhe ka një histori të suksesshme. Ajo prodhon filma për ekranin e madh dhe filma të animuar për televizion.

Kategori të tjera