‘Java e Kulturës Italiane’, ambasadori Bucci: Do organizohen më shumë se 30 evente, do jetë festë për të gjithë

31 Maj 2022, 22:28

Ka startuar në Tiranë "Java e Kulturës Italiane", gjatë së cilës do të organizohen një sërë aktivitetesh. Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizzio Bucci shpjegon se do të organizohen mbi 30 evente, por jo vetëm në Tiranë.