Java italiane në Durrës, zhvillohet leksioni i hapur për rreziqet e përdorimit të rrjeteve sociale! Cervellini: Ndihmojmë të rinjtë të denoncojnë abuzuesit

10 Qershor 2022, 17:19

Adoleshentët në Durrës u bënë pjesë e një leksioni të hapur mbi rreziqet e përdorimit të rrjeteve sociale. Trajnerë janë efektivë të policisë italiane që sollën praktikat më të mira në vendin tonë në kuadër të aktiviteteve të javës italiane.