“Je baba i këtij shteti”, Rama takime dhe batuta me banorët në Manzë: Dakord, por…

25 Tetor 2020, 16:33 | Përditesimi i fundit: 2020-10-25 16:34:13

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të diel procesin e rindërtimit në zonën e Shijakut dhe të Durrësit. Gjatë vizitës në fshatin Manëz një prej banorëve, i tha kryeministrit se ishte babai i kombit, fjalë të cilën kreu i qeverisë duket se nuk e ka refuzuar. “Je baba i këtij shteti” i tha banori, ndërsa Edi Rama ia ktheu “Jo mo, po dakord, po pak durim”. Një tjetër banor ishte duke folur në telefon, ndërsa i tha: “Lërë cik atë telefon se mund të flasësh më vonë me Mozën, ti bësh edhe të fala nga unë Mozës”.