'Je i dehur, s'je në gjendje të drejtosh makinë'/ Policia Rrugore bën kërdinë me gjoba

8 Nëntor 2019, 14:29

Policia Rrugore ka zhvilluar aksione në akset Tiranë-Berat-Gjirokastër dhe Tiranë-Lezhë-Shkodër duke përdorur makinat civile të pajisura me sistem sinjalizimi zanor, radarë elektronikë dhe dragera për matjen e sasisë së alkoolit të konsumuar nga drejtuesit e automjeteve.

Si rezultat i kontrolle blic, janë pezulluar 98 leje drejtimi, nga këto: 18 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 60 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 20 për shkelje të tjera që ndëshkohen me pezullim të lejes së drejtimit. Gjatë kontrolleve është arrestuar në flagrancë një drejtues mjeti, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.