“Je socialist” zotëria rrëfen si e hoqi Basha nga puna në 2013-tën: As me Ramën nuk u punësova

17 Prill 2021, 09:16

Një telefonues në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv rrëfeu historinë personale të tij. Ai tha se në vitin 2013-të e kanë hequr nga puna në Bashkinë e Tiranës thjesht duke i thënë që je socialist dhe të gjen punë Rama. Por zotëria nënvizoi se edhe me të majtën në pushtet ai nuk u punësua.