TIRANE-Kryeministri Edi Rama u kërkoi qytetarëve që të zbatojnë ligjin special, aktin normativ për masat kundër përhapjes së koronavirusit. Kërkesat për mbylljen e sipërmarrjeve private dhe fabrikave, kreu i qeverisë i hodhi poshtë duke deklaruar se nëse do të ndodhte një gjë e tillë do të ishte vetëvrasje. Kryeministri tha se asnjë vend nuk e ka përfshirë pjesën kritike të zinxhirit ekonomik në planin drastik të kufizimit, as Italia nuk i ka mbyllur fabrikat dhe as Izraeli. "Të dashur qytetarë koha që po kalojmë është një luftë botërore nervash ku kush nguron të bëjë gjënë e duhur, dhe kush ndalon lirinë e fjalës me detyrim për të zbatuar këshillat, kush dorëzohet e paguan nesër shtrenjtë.