“Jehona e krijimit të Bibliotekës në shtypin e kohës", Margariti: Brenda verës ndërhyjmë në impiantin elektrik!

10 Korrik 2020, 16:53

Është çelur në Muzeun Historik Kombëtar një ekspozitë për “Jehonën e krijimit të Bibliotekës Kombëtare në shtypin e kohës”. Ministrja Margariti në këtë 100-vjetor të themelimit të këtij institucioni premton një projekt për një Bibliotekë të re, dhe ndërhyrjet në godinën ekzistuese.