“Jemi ekselentë”, Rama sfidon studentët: Ejani në Postribë, fëmijët mësojnë me çadër në dhomë, ajo është 10.00

20 Dhjetor 2018, 17:33

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me disa student në takimin e zhvilluar në Fakultetin e Arkitekturës. Një nga studentët tha se nxënës ekselent janë edhe ata poshtë notës 10.00. Këtu vjen edhe sfida e kryeministrit.
Debati mes Ramës dhe studentëve:
Studentët: Kam vetëm një sugjerim për këtë gjë. Jam student i inxhinierisë së ndërtimit, të ketë tarifa falas edhe për studentët që nuk janë 10.00
Edi Rama: Po si i bëhet o vëlla? Po të ishte kollaj do ishim të gjithë njësoj në këtë botë. Ata që nuk duan t ëmësojnë është në të drejtën e tij që të abuzojë me prindin, por jo me shoqërinë. Ekselenca në të gjithë planetin është 10.00
Studenti: Jo nuk është 10.00. Ka edhe me 9 pikë ca…
Edi Rama: Ekskelencën ta tregoj unë ty… Do të shkoj në Postribë, do të të çoj në një familje ku fëmijët mësojnë me çadër në dhomë se hyn shiu se janë 10.00
Studentët: Kush e ka fajin që ata mësojnë në çadër?
Edi Rama: Lëreni ju kush e ka fajin për çadrën, 10.00, këtë shikoni ju.

    No videos found.