‘Jemi në kohë lufte jo pushimesh’! Të rinjtë shkodranë ‘sfidojë’ urdhrat, dalin shëtitje me biçikletë

14 Mars 2020, 17:04

Rinia shkodrane duket se ende nuk është ndërgjegjësuar se të luash me jetën dhe shëndetin tënd dhe të tjerëve nuk është shaka. Pavarësisht urdhrit për të ndenjur në shtëpi dhe shmangur grumbullimet për të frenuar sa më shumë infektimin me koronavirus, duket se kjo nuk vlen për shkodranët e ‘pabindur’ të cilët kanë dalë shëtitje në masë me biçikletat e tyre. Kryesisht vihen re të rinjtë, të cilët janë edhe më rebelët jo vetëm për t’iu bindur urdhrave, por ecin me idenë e tyre se ‘jam i ri dhe i pamposhtur”.

Shkodra pasditen e 14 marsit i ngjan një dite normale pushimi dhe feste, ku të gjithë shijon rrezet e perëndimit dhe shëtitjen në rrugë shoqëruar me miq dhe familjarë. Kjo do të ishte një pamje normale në një ditë normale feste apo jete, por jo në një situatë emergjente, ku të gjithë po mundohemi të luftojmë armikun e padukshëm që tashmë ka hyrë në shtëpinë tonë Shqipëri.