Jemi rritur me këto vargje! Marjeta Billo interpreton këngën e njohur italiane nga karantina: Uroj të sjellim sadopak dritë në shtëpitë tuaja

19 Prill 2020, 15:08

Luce (Tramonti a nord est) e këngëtares së njohur italiane Elisa, është sjellë live nga karantina e Marjeta Billos, këngëtares me zërin e jashtëzakonshëm dhe Mario Dedës e grupit të tij të instrumentistëve.
"Duke ju uruar Pashkët dhe duke shpresuar që të sjellim sadopak dritë në shtëpitë tuaja, ashtu si titulli i kësaj kënge, ne artistët këndojmë nga shtëpia", shkruan Billo krahas videos.