'Jemi zërë me gratë e u bëmë ...'Pensionistët në Korçë: Bravo Edi Ramës që nuk e la virusin të hynte tek ne

18 Prill 2020, 11:02

Pensionistët e Korçës pas shumë ditësh izolimi sot kanë dalë nga banesat e tyre, duke qëndruar në ajër të pastër në lulishtet e qytetit. Të ulur në stola dhe në distancë nga njeri-tjetri ata po shijojnë orët e liridaljes. Gjithçka tjetër duket në heshtje.

Një pensionist shprehet: "Kisha një muaj pa dalë nga shtëpia, u zumë me gratë dhe u bëmë... Sot mirë që dolëm po nga nesër do shkojmë në lagje prapë. Masat do i respektojmë se stë lë ai. Maskë nuk vë unë se e kemi mbushur kohën le të na marrë."