Kreu i qeverisë Edi Rama tha nga Berati, se protesta e opozitës u jep argument atyre vendeve të BE-së që nuk janë gati për të pranuar hapjen e negociatave në qershor. "U japin argument atyre që nuk duan, që thonë se ju jeni akoma në epokën e gurit politik se nuk keni mësuar akoma që mandati i popullit nuk digjet nuk e njeh historia. Si djeg mandatin ti, ku shkon? Kush nuk na do thotë, shkoni bëni shtazhin e demokracisë, pastaj pretendoni të futeni në shtëpinë tonë. Është si të shkosh tjetrit në shtëpi dhe ti thuash zakoni im është të ha me dorë dhe jo lugë e pirun. Por do të kalojë dhe nuk do të kalojë pa dëm përsa i përket ekonomisë" tha ai.
Jeni në epokën e gurit, hani me dorë'/ Rama zbulon çfarë thonë europianët pas protestave
No videos found.