Jeni në karantinë dhe ju duhet një dokument? Ja si mund ta merrni nga shtëpia!

22 Mars 2020, 17:12 | Përditesimi i fundit: 2020-03-22 17:18:18

Pavarësisht situatës ku ndodhemi nga koronavirusi dhe ndërprerjes së pjesës dërrmuese të shërbimeve në sportele, e-Albania vazhdon të japë shërbime gjatë gjithë kohës online. Me anë të një video e-albania shpjegon se gjatë ditëve që vendi është vendosur në karantinë janë rritur jashtëzakonisht aplikimet për të marrë shërbime dhe janë dhënë shumë më shumë shërbime se zakonisht.