Jeni në karantinë dhe keni një hall? Rama: Shkruani këtu dhe për 24 orë ju zgjidhim problemin

26 Mars 2020, 20:13 | Përditesimi i fundit: 2020-03-26 20:47:57

TIRANE-Kryeministri Edi Rama u kërkon qytetarëve që për cdo hall apo problem që kanë të kërkojnë ndihmë te platforma e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al. Kjo skuadër në dispozicion të qytetarëve, thotë kryeministri është rritur edhe me një tjetër grup nga të gjitha ministritë për të ndihmuar dhe sqaruar njerëzit në këtë situatë nga koronavirusi.