Jeta qenka një sprovë e vërtetë! Shuhen nën rrënoja në Durrës, gjyshja, vajza dhe mbesa...Piktores i kishte vdekur edhe burri!

27 Nëntor 2019, 18:29

Diena Meçaj Karanxha 30-vjeçare doli e gjallë nga rrënojat e një pallati 6-katësh në Durrës në lagjen numër 18, teksa vajza e saj 8-vjeçare Eisela kishte ndërruar jetë nën rrënojat e godinës. Por nuk mundi të mbijetojë gjatë. Diena Meçaj ndërroi jetë në spital. Nën rrënoja mbeti dhe nëna e saj, Roza Meçaj, duke shuar kështu një familje.

Më herët policia kishte njoftuar se “pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh, pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale Renea, bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares e cila është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Rreth 2 orë më parë, Renea nxori edhe vajzën e saj të mitur 8-vjeçare e cila kishte humbur jetën”.

Historia e kësaj familje është e trishtë. Vite më parë Diena kishte humbur bashkëshortin e saj.