Jetoi Luftën e Dytë Botërore dhe fiton betejën me COVID, 90-vjeçarja në Repolitix

14 Prill 2020, 17:36

Nife Pecaku fitoi betejën me koronavirusin. Nënë Nifja, 90-vjeçe që ia doli rrëfen sesi u gjend përballë me COVID-19. Në një lidhje skype me Report TV, në emisionin Repolitix, kjo gjyshe e plot nipërve dhe mbesave nga Hasi i Kukësit tregon frikën dhe fitoren me COVID-19, pavarësisht moshës. Ajo tregon se është rritur në kohë lufte por për të kjo nuk ka qenë lufta më e madhe e jetës.