Jetonin në kasolle, pas apelit në ''Pa Gjurmë’’, shtëpi e re për dy vëllezërit

17 Tetor 2019, 22:38 | Përditesimi i fundit: 2019-10-17 22:42:34

Pa gjurmë’’ sjell këtë mbrëmje një histori suksesi. 2 vëllezër që jetonin në kufijtë e mbijetës tashmë kanë një shtëpi të re. Dy minorenët nga fshati Luz i Madh i Rrogozhinës. Falë mbështetjes,  pas apelit bërë në ’’Pa gjurmë’’ për dy fëmijët e familjes Lecini, që jetonin në kufijtë e mbijetësës Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinësmori përsipër ngritjrn ne kembë të një shtëpi me kushtet optimale për të jetuar. Haxhi Memolla premtoi live nga studio e ’’Pa gjurmë’’ se do të ishte ai që do të kujdesej personalisht për këtë rast.
Ende pa mbushur 24 orë, të parët që mbërritën në fshatin ku jetojnë dy djemtë e familjes Lecini ishte Fondacioni Fundjava Ndryshe. Makina udhëtoi drejt fshatit Luz i madh të  Rrogozhinës, për t’i ofruar fillimisht ndihma në ushqime, nevoja e parë jetike që kishin dy vëllezërit. 
Sikundër u premtua live nga studio e ’’Pa gjurmë’’, Bashkia Rrogozhinë e njohur mirë edhe me probematikën e thellë të dy vëllezërve, të mbetur vetëm solli materialet e para për nisjen e ndërtimit të një banese të re, të sigurt që Florenci dhe Frederiku të mos kishin më frikën e shembjes. Në rrugicën e ngushtë që të shpie në banesën e rrënuar të familjes Lecini, punimet u ndoqët nga afër edhe nga stafi i ’’Pa gjurmë’’, për të shkuar deri në fund të një premtimi që duhej mbajtur. Cdo ditë punohej me intensitet që shtëpia të bëhej e banueshme, pa mbërritur ende shirat dhe pa ardhur ende i ftohti.