Jo makina por biçikleta, pandemia dyfishon numrin tyre në Europë

16 Mars 2021, 17:15

Hyrja e shteteve evropiane në Izolim të plotë marsin e kaluar bëri që njerëzit të fillojnë të ecin me këmbë ose me biçikletë për të ruajtur distancimin social dhe për të zvogëluar ndotjen e ajrit. Tanimë edhe pse një pjesë e madhe e vendeve kanë lehtësuar masat kufizuese, qytetarët vazhdojnë të përdorin biçikletat.