“Jo më deputetë me diploma false”, qytetari propozon: Të shtyhen zgjedhjet, pandemia rrezik

10 Shkurt 2021, 11:11

Pse të mos shtyhen zgjedhjet e 25 prillit? Kjo ishte një pyetje dhe propozim konkret i një telefonuesi në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se pandemia është një rrezik i madh dhe zgjedhjet duhet të shtyhen dhe të ketë një seleksionim të mirë të kandidatëve.