Jo më komandime pa garë, prokurorët drejtues me konkurs, ja rregullorja e miratuar nga KLP

26 Shtator 2020, 13:42

Drejtuesit e prokurorive në rrethe nuk do të komandohen më nga KLP apo prokurori i përgjithshëm përkohësisht por do duhet të garojnë për të fituar postin. Report Tv zbardh rregulloren e miratuar nga KLP për ngritjen në detyrë. Për t’u bërë drejtues duhet të jesh prokuror i akuzës ku konkurron dhe të mos kesh qenë për tre vitet e fundit anëtar i Këshillit të Prokurorëve.