Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e quajti një teatër fëmijësh dorëheqjen e sotme të Saimir Tahirit dhe ngritit dyshimet se lënia e mandatit nga ana e tij nuk mjafton, sepse sistemi i drejtësisë është i kapur nga Edi Rama.
Bërja kurban e Tahirit është një lëvizje për të mbuluar gjëmat e mëdhaja të kriminalizimnit të shtetit shqiptar, që Rama ka bërë. Tërheqja e Tahirit është qesharake, sepse më 19 prill vrapoi të mos humbte mandatin, ndërsa sot del dhe lë mandatin. Tahiri është një ndër ushtarët e vegjël të perandorisë së drogës së Ramës. Ishte një teatër fëminor dhe s’i hedh dot hi në sy shqiptarëve dhe opozitës. Lotët e krokodilit që shohim tashmë nga ata që kanabizuan Shqipërinë, janë një shfaqe e shëmtuar. Kanabizimi solli varfëri dhe shpërngulje të shqiptarëve. Edi Rama ka qenë ideatori dhe zbatuesi i kanabizimit. Janë bërë qesharakë me kodet e tyre mafioze në distancë, të cilat vetëm mafiozët mund t’i deshifrojnë. E dinë të gjithë që Tahiri zbatoi planin famëkeq të Edi Ramës për kanabizimin. Bërja kurban për 2 orë, tregon që sistemi i drejtësisë është instrument në duart e Edi Ramës. Ai bëri kompromisin e radhës për të shpëtuar, i është lutur siç bën zakonisht kur ëhstë në hall me ‘jo mor burrë, jo mi gru’, kjo është historia e këtij kontingjenti njerëzish.
Po të laxoni progres-raportin e BE, të gjithë flasin për kushtet, që janë një kusht i vetëm, largimin e Edi Ramës, sepse të gjitha problematikat e ngritura nga BE të çojnë te Edi Rama.