Jo vetëm gjoba! Polici në Fier i dhuron maskën qytetarit i cili nuk e kishte

24 Tetor 2020, 18:57
  1. FIER - Qëllimi i mbajtjes së maskës në ambientet e hapura nuk është për tu vendosur gjobë qytetarëve, por për t'i ndërgjegjësuar ata që të mbrohen nga përhapja e koronavirusit.

    Ndërkohë që policia gjobit qindra qytetarë çdo ditë, një efektiv në Fier ka bërë një gjest për tu marrë shembull.