Jo vetëm gjoba, por burg për shkelësit e masave shtrënguese! Rama: Do të ndryshojmë Kodin Penal dhe Rrugor

8 Prill 2020, 18:05

TIRANE-Qeveria shqiptare nuk do të mjaftohet vetëm me sanksione administrative (gjoba) për shkelësit e masave kundër përhapjes së koronavirusit sikur parashikohen në Aktin Normativ të miratuar në 15 mars, pasi do të ndryshojë Kodin Penal duke futur dënimin me burg, por edhe Kodin Rrugor për të përcaktuar heqjen e lejes së drejtimit.