Jo vetëm gjobë 700 mijë lekë! Zv/ ministri i Brendshëm: Kush del nga karantina do ndiqet edhe penalisht

18 Mars 2020, 22:46

TIRANE-Zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj u shpreh sonte në emisionin 'Repolitix' në Report Tv se personat të cilët vijnë nga vendet e infektuara dhe nuk qëndrojnë në karantinë për 14 ditë, apo që kanë rezultuar pozitiv dhe nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm, përveç gjobës 700 mijë lekë do të ndiqen penalisht.