Jo vetëm Greqia, edhe rajoni i Umbrias kërkon tamponin për qytetarët shqiptarë

16 Gusht 2020, 16:07 | Përditesimi i fundit: 2020-08-16 16:20:02

Jo vetëm Greqia por dhe Italia do të kryeja tampon për të gjithë qytetarët që udhëtojnë me avion nga Shqipëria në Itali.

Report tv mëson se gjatë ditës së dielë rreth 100 udhëtarëve që shkojnë në qytetin e Peruxhias dhe rajonin e Umbrias do tu bëhet tamponi në aeroport.

Personeli mjekësor dhe punonjës të mbrojtjes civile janë të vendosur në një sallë të posaçme ku do të kryejnë testet e COVID-i për të gjithë pasagjerët.

Avioni i linjës albawings do të mbërrijë në aeroportin e Perugias rreth orës 14 e 10.

Pasi udhëtarëve do tu bëhet tamponi do tu merren të dhënat personale si dhe adresa ku do të qëndrojnë në mënyrë që të kontaktohen nëse ata rezultojnë pozitiv. Deri sa të dalin rezultatet e tamponit udhëtarët duhet të qëndrojnë në karantinë në Itali. Nëse ata rezultojnë pozitiv me COVID duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.