Jo vetëm postblloqe! Dron me kamera dhe që 'flet' për të monitoruar nëse shkelet karantina

13 Prill 2020, 11:50 | Përditesimi i fundit: 2020-04-13 11:51:09

Përveç forcave të policisë dhe të ushtrisë në terren, për të monitoruar nëse qytetarët shqiptarë po e respektojnë karantinën dhe fashat orare që lejohen për të dalë, mbi kokat e tyre do të jetë një dron! 

Policia e Shtetit prezantoi sot dronet për monitorimin e situatës. Dronet do të jenë në patrullim në disa nga zoant kryesore, ndërkohë që edhe ku ka situata si grumbullime, droni me një audio do t'i bëjë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë rregullat e distancimit social.