Jo vetëm protestë. 50 metra larg kryeministrisë ku opozita jokuvndore kërkon largimin e kreut të qeverisë Edi Rama, ka dasëm. Martohet motra e ish-deputetes Grida Duma.
Një ceremoni martesore ndryshe nga të tjerat ku veç muzikës me Dj apo Live, do duhet të dëgjojnë edhe vuvuzela, kapsolla, fjalime politike. Para kryeministrisë opozita jokuvendore protestoi duke qëndruar për më shumë se një orë.
Mbështetësit u larguan më tej në një marshim drejt Parlamentit.
Shqiptarja.com mëson se dasma është orgnaizuar nga motra e Grida Dumës, ish-deputetja e Partisë Demokratike, tek "Rogneri".
Një dasëm nën brohorima protestash dhe muzikë festive.
Në bulevardin” Dëshmorët” e Kombit opozita sot këtë të shtunë protestën e 6 kombëtare, teksa jashtë këtij perimetri jeta në kryeqytetet vijonte normalisht. Lokale dhe restorante të mbushura plot, njerëz që shëtisin në mbrëmje dhe nxitojnë të shijojnë fundjavën. Parku i Madh i Liqenit Artificial ishte një tjetër hapësirë në kryeqytet ku nuk u ndje atmosfera e protestës. Qindra qytetarë kishin mbushur skenën e Amfiteatrit tek Parku i Liqenit Artificial për të ndjekur repertorin e grupit të njohur irlandez dhe muzikën origjinale të Ansamblit Tirana.
Grupi muzikor irlandez kishte ne përbërje edhe kërcimtarë profesionistë nga të dy anët e pellgut, të cilët përqafojnë kërcime tradicionale irlandeze dhe amerikane. Përveç ritmeve të muzikës ndërkombëtare në skenën e Amfiteatrit u luajt edhe muzika shqiptare e ofruar nga Ansambli Tirana, të cilët dinë gjithnjë të dhurojnë spektakël të vërtetë.
Protesta e opozitës zgjati më shumë se dy orë, por ndryshe nga herët e tjera kjo protestë nuk u shoqërua me akte të dhunshme.