Joe Biden: Vaksinimi kundër Covid nuk do të jetë i detyrueshëm në SHBA

5 Dhjetor 2020, 14:57

Duke folur në Wilmington, Delaware, presidenti i zgjedhur amerikan, tha në momentin që vaksina do të jetë e disponueshme, amerikanët nuk do të jenë të detyruar të vaksinohen.

“Unë do të bëj gjithçka që kam në dorë si President, për të inkurajuar njerëzit të bëjnë gjënë e duhur ”, u shpreh Biden.

Biden ,  i cili pritet të marrë detyrën në 20 janar tha se ai priste që inaugurimi i tij të ishte një ngjarje e vogël,  pa turma të mëdha për shkak të koronavirusit.  

Qendra e Kërkimeve Pew thotë se vetëm 60% e amerikanëve janë aktualisht të përgatitur për të marrë një vaksinë kundër COVID-19. Të enjten Biden i tha CNN se do të ishte i lumtur të merrte një vaksinë në publik për të qetësuar shqetësimet e mundshme në lidhje me sigurinë e saj. Biden ka përsëritur gjithashtu thirrjen e tij për amerikanët që të mbajnë një maskë për 100 ditë - një masë që ai tha se e kombinuar me shpërndarjen e vaksinave do të ndikonte në rënien e numrit të viktimave.

Të premten vendi regjistroi më shumë se 2,500 viktima si pasojë e COVID-19 si dhe rreth 225 mijë raste të reja.

Deri më tani, numri i përgjithshëm i të infektuarve në SHBA  është rritur në 14.3 milionë. Ndërkohë, rreth 278 mijë njerëz kanë ndërruar jetë që nga shpërthimi i pandemisë.